image Kështu do të jetë moti në javën e fundit të shtatorit

Kosovë

Kështu do të jetë moti në javën e fundit të shtatorit

news image

Java e fundit e muajit shtator do të vijojë me kushte të ndryshueshme meteorologjike, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo situatë, sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, vjen si pasojë e ndryshimit të fushave barike dhe elementeve të tjera meteorologjike.

Do të ketë vranësira të dendura të cilat nga dita e marte do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Meteorologët parashohin se reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas do të ketë ngritje të lehta të temperaturave.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/