image Kërcet grushti për pronë në një familje në Prizren: Vëllai i madh e bën për spital vëllain e vogël

Siguri

Kërcet grushti për pronë në një familje në Prizren: Vëllai i madh e bën për spital vëllain e vogël

news image

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkarkojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë në kërcënime serioze e sulme fizike. Në shumë prej rasteve të përfshirë në konflikt janë vëllezërit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në rrugën ‘Nuredin Shala’ në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij më të ri në moshë.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronë, ku 27-vjeçari më pas ka eskaluar në sulm fizik ndaj vëllait të tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e dhunës që përjetoi, 22-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/