image Kërcënoi se do ta kallë xhaminë, arrestohet një person në Gjakovë

Siguri

Kërcënoi se do ta kallë xhaminë, arrestohet një person në Gjakovë

news image

Në rrugën Driton Zeneli, në Gjakovë, mbrëmë rreth orës 23:30, është arrestuar një person, për shkak se i njëjti dyshohet se me telefon e ka kontaktuar policinë dhe e ka kanosur, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari e kishte kanosur policinë duke iu thënë se nëse nuk bëjnë ndonjë zgjidhje për xhaminë, e cila pronës së tij po i shkaktonte dëm, ai do të ia vendosë tritolin xhamisë.

Sipas sinjalizuesit, i dyshuari pretendon se xhamia është ndërtuar mbi kanalin e ujërave të zeza dhe si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut në bodrumin e shtëpisë së tij kishte hyrë uji.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/