image "O katolik, ki me m'njoft ti mu, ki me marr vesh se kush jom unë", qytetari kërcënon dy policë në Gjakovë

Siguri

“O katolik, ki me m’njoft ti mu, ki me marr vesh se kush jom unë”, qytetari kërcënon dy policë në Gjakovë

news image

Një person është arrestuar dje rreth orës 21:00 në fshatin Skivjan të Gjakovës, i cili dyshohet për kanosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Policisë, i dyshuari i ka kërcënuar dy zyrtarë policorë.

Këto burime kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se si pasojë e një gjobe për kundërvajtje në komunikacion, i dyshuari i ka kërcënuar dhe ofenduar zyrtarët policorë: “o katolik, ki me m’njoft ti mu, ki me marr vesh ti se kush jom unë”, “pse po më dënon ti mu sa herë po më ndalon”, “ka me ta ** nanën e katolikit”.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur me rastin po merren njësitet e Policisë./Gazeta Sinjali/