Këngëtarja e njohur shqiptare me famë tanimë botërore Ava Max, është njëra ndër artistet më të pëlqyera për momentin në estradën muzikore të huaj.
Artistja shqiptare krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat numëron mijëra ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi në profiling e saj në Instagram, Ava Max ka treguar se ka ngatërruar një fanse me vetën, pasi që e njëjta është veshur identik si këngëtarja për festën e Halloween-it.
“Mendova që kjo jam unë”, ka shkruar sipër videos së publikuar, në të cilën shfaqet fansja e artistes duke kënduar këngën “Sëeet But Psycho”.
Ndryshe, “Torn” është projekti i fundit muzikor i Ava Max. Kënga është publikuar në muajin gusht dhe deri më tani numëron mbi 27 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/