image Këta janë zyrtarët policorë që u suspenduan për shkelje të masave kundër COVID-19

Siguri

Këta janë zyrtarët policorë që u suspenduan për shkelje të masave kundër COVID-19

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar tre zyrtarë policorë të Policisë Rajonale të Pejës, pasi që të njëjtit kanë thyer masat kundër COVID-19. Ndërkohë Sinjali ka mësuar edhe emrat e tre zyrtarëve të suspenduar.

Fillimisht IPK ka suspenduar Osmon Selmanaj, polic i ri, praktikant në Stacionin Policor të Deçanit dhe Arbijas Mulajn, po ashtu polic i ri, praktikant në SP të Deçanit.

Përveç këtyre dy zyrtarëve të suspenduar, IPK ka marrë vendim që për 72 orë të suspendohet edhe mbikëqyrësi i tyre, Rreshter, Ali Shala, nga sektori patrullues i Stacionit Policor të Pejës.

Në vend se të intervenonin në monitorimin e zbatimit të masave, policët e rinj, siç duket kanë filluar ‘mbrapsht’ punën e tyre në Policinë e Kosovës, kjo pasi që mbrëmë pas orës 19:00, të njëjtit janë parë në një kafene, duke u argëtuar.

Lajmin për suspendimin e tyre për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë.

Suspendimi i zyrtarëve policorë për shkeljen e masave kundër koronavirusit është bërë në kuadër të Planit Operativ “Mbikëqyrje e zyrtarëve policorë në ndërmarrjen e masave anti COVID19”.

/GazetaSinjali/