image Inspektorati s’ia fal dakikun zyrtarëve policorë që shkelën masat antiCOVID, i suspendon nga puna

Kosovë

Inspektorati s’ia fal dakikun zyrtarëve policorë që shkelën masat antiCOVID, i suspendon nga puna

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka marr vendim për suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Pejë, pasi që të njëjtit janë parë në një lokal duke pirë kafe pas orës 19:00, duke thyer kështu masat antiCOVID.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka bërë me dije se, policët e suspenduar janë praktikant.

Rugova, gjithashtu ka njoftuar se, përveç dy policëve, Inspektorati ka suspenduar edhe mbikëqyrësin e tyre.

Po rasti është i vërtetë. Pas publikimit të një qytetari, policët nuk i kanë respektuar orarin dhe ndaj të njëjtëve, me rekomandim të Inspektoriatit Policor të Kosovës, është marr vendimi për suspendim. Vlen të ceket se policët e suspenduar janë praktikant. Më pastaj është suspenduar edhe mbikëqyrësi i tyre.”, ka thënë Rugova./Gazeta Sinjali/