Kosova do të luajë ndeshjen e tretë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, ndaj Irlandës Veriore të enjten.
Kosova do ta mirëpresë Irlandën e Veriut në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Para kësaj sfide, Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media.
Lirim Kastrati ka folur për media sa i përket ndeshjes së kaluar dhe atë se çfarë pret skuadra për ndeshjen e ardhshme.
“Kemi pasë lojë të mirë por nuk e kemi marrë rezultatin që e kemi dashtë, por tashmë ajo ka kaluar. Tash jemi të fokusuar te Iralnda e Veriut, jemi përgatitur mirë, shpresoj se kemi me dalë me rezultat pozitiv” u shpreh ai.
I pyetur se si është disponimi i futbollistëve pas asaj humbje ndaj Greqisë, Kastrati shtoi:
“Disponimi është i mirë, edhe humbja është pjesë e lojës, normal moralisht do të ishim më mirë sikur të fitonim por duhemi me tregu veten me angazhim dhe punë dhe besoj se kemi me pasë rezultat pozitiv neser”, ka deklaruar Kastrati.