image Werderi këmbëngul për Lirim Kastratin

Futboll

Werderi këmbëngul për Lirim Kastratin

news image

Werder Bremen është duke bërë përpjekje të mëdha për ta transferuar sulmuesin kosovar, Lirim Kastratin.

Sulmuesi i Kosovës është i gatshëm të transferohet te ekipi gjerman, ku po shihet si zëvendësues i Milot Rashicës te Werderi.

Por marrëveshja mes Werderit dhe Dinamo Zagrebit ende nuk është arritur.

Gjermanët e duan huazimin e Kastratit me detyrim blerje pas një viti.

Edhe pse mediat gjermane nuk kanë bërë të ditur shumën, thuhet se Werder ka rritur ofertën.

Kastrati ka dalë nga futbolli i Kosovës, derisa fillimisht në Kroaci kishte luajtur për Lokomotivën e Zagrebit, para se të bashkohej me Dinamon dy vite më parë.

/GazetaSinjaliSporti/