image Dinamo i refuzon tjetër ofertë Werderit për Lirim Kastratin

Futboll

Dinamo i refuzon tjetër ofertë Werderit për Lirim Kastratin

news image

Werder Bremen ndryshon ofertën për shërbimet e futbollistit kosovar, Lirim Kastrati, transmeton Sinjali Sport.

Reprezentuesi i Kosovës është duke u kërkuar me ngulm, që të zëvendësojë hapësirën e lënë të bashkëlojtarit në Kombëtare, Milot Rashicës.

Gazetari gjerman Max Bielefeld para disa ditëve raportoi për interesimin e Bremenit për Kastratin, ndërsa sot konfirmoi se ofertën e re të gjermanëve e kanë refuzuar Dinamo e Zagrebit.

Werderi i ka dërguar ofertë Dinamos, duke kërkuar që ta lejojnë Lirimin të huazohet në Gjermani me të drejtë blerje, por refuzimi ka qenë i menjëhershëm nga kroatët.

Ditët në vazhdim do jenë kyçe për të kuptuar se marrëveshja a do të bëhet a po jo. /GazetaSinjaliSporti/