image Lirim Kastrati si vetëtima, ia bllokon gjuajtjen portierit dhe shënon gol

Futboll

Lirim Kastrati si vetëtima, ia bllokon gjuajtjen portierit dhe shënon gol

news image

Lirim Kastrati vazhdon formën e mirë, duke shënuar një tjetër gol për Legian e Varshavës.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës i ka shënuar skuadrës së Suwalkit, sfidë që u zhvillua në kuadër të Kupës së Polonisë.

Kastrati e shënoi golin e epërsisë, për 2-1 në minutën e 65’, duke ndihmuar Legian të përmbysë krejt rezultatin, që në fund fitoi 3-1.

Lirimi i njohur me shpejtësinë e tij, arriti ta shfrytëzojë këtë aftësi duke bërë presion te portieri realizojë gol pasi ia bllokoi gjuajtjen.

/Gazeta Sinjali Sporti/