image Lirim Kastrati rrëzohet në fushë, mjekët nxitojnë ta shpëtojnë, tashmë është mirë

Futboll

Lirim Kastrati rrëzohet në fushë, mjekët nxitojnë ta shpëtojnë, tashmë është mirë

news image

Futbollistit të Dinamo Zagrebit, Lirim Kastratit i ndodh një situatë e pakëndshme mbrëmë në ndeshjen ndaj Goricës.

Dinamo Zagrebi mposhti Goricën me rezultat 1:0 në elitën e futbollit kroat.

Në fund të ndeshjes, ylli i Kosovës u rrëzua vetë në fushë.

Mjekët dhe stafi mjekësor nxituan menjëherë për ta shpëtuar atë dhe më pas e larguan nga fusha.

“Index.hr” raporton se tashmë gjithçka është mirë.

Besohet se ai u ndje i plogësht për shkak të nxehtësisë së madhe.

Ndryshe, Kastrati nuk do të luajë për Dinamon javën e ardhshme në Moldavi ndaj Sheriff Tiraspolit pasi Moldavia nuk e njeh Kosovën dhe atij nuk i është lëshuar viza. /GazetaSinjaliSporti/