image Kastrati: Shpresoj që në ndeshjen e radhës që ta fitojmë edhe kundër Greqisë

Futboll

Kastrati: Shpresoj që në ndeshjen e radhës që ta fitojmë edhe kundër Greqisë

news image

Lirim Kastrati ka qenë njëri prej protagonistëve në fitoren e Kosovës kundër Gjeorgjisë sonte, pavarësisht se ai humbi një shanse të artë për të shënuar në këtë ndeshje

Pas ndeshjes, Kastrati ka thënë se i ka humbur disa shanse por është shprehur i lumtur që Kombëtarja i është kthyer fitoreve.

“Jam i lumtur që ju kthyem fitoreve dhe është një ndeshje shumë motivuese ku jemi të motivuar për ndeshjen kundër Greqisë”.

Ai madje ka thënë se kthimi i Milot Rashicës në ndeshjen e radhës do ta kompletojë ekipin.  

“Shpresoj që në ndeshjen e radhës që ta fitojmë edhe kundër Greqisë. Jam i sigurt që do ta fitojmë atë ndeshje për shkak se do të jetë aty edhe Miloti”, ka thënë Lirimi.

Ndryshe, anësori kosovar dje e  kompletoi transferimin te Legia e Varshavës. /Gazeta Sinjali Sporti/