image Kaplohet nga zjarri një shtëpi në rrugën "Isa Kastrati" në Prishtinë

Siguri

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë

news image

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri sonte rreth orës 19:00 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar nga zjarri.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes.”

“Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për hetimin e rrethanave të rastit”, tha ai./Gazeta Sinjali/