image Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë - VIDEO

Siguri

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë – VIDEO

news image

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një shtëpi është përfshirë nga zjarri te Kacallart në Prishtinë, afër lagjes Velania, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës, kanë dërguar pamje ku shihet se një shtëpi është përfshirë nga flakët, rreth orës 4 të mëngjesit.

Sinjali ka kontaktuar me Zjarrfikësit e Kosovës, të cilët kanë dhënë detaje për rastin.

“Po një shtëpi është kapluar nga zjarri, ku vetëm pullazi, kulmi i kësaj shtëpie ka pësu dëmtime. Ndërkaq, nuk ka lëndime në njerëz dhe as shtëpitë përreth nuk kanë pësu dëme” kanë thënë ata.

/GazetaSinjali/