image Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Deçan

Siguri

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Deçan

news image

Zjarri e ka përfshirë një shtëpi trekatëshe pasditen e sotme rreth orës 17:45 në Deçan, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Sinjali se zjarri ka bërë shkrumb e hi katin e tretë të shtëpisë.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit që po mundohen të shuajnë zjarrin, ndërsa njësitë relevante po punojnë në gjetjen e shkaktarit të zjarrit.

“Rreth orës 17:45, policia e stacionit të Depçanit është njoftuar për një zjarr në një shtëpi trikatëshe. Menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit, të cilëve në ndihmë u kanë shkuar edhe zjarrfikësit nga Peja. Ata janë duke u munduar që ta shuajnë zjarri. Kati i tretë është kapluar tërësisht nga zjarri. Nuk ka viktima e as të lënduar. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaktarit të zjarrit”, tha ai./Gazeta Sinjali/