image Arrestohet pas 6 muajsh për vrasjen në tentativë në parkingun e Viva Fresh

Siguri

Arrestohet pas 6 muajsh për vrasjen në tentativë në parkingun e Viva Fresh

news image

Personi i dyshuar për vrasjen në tentativë në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh” në dhjetor të 2020-ës më në fund është kapur nga Policia, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë në Prishtinë, personi i dyshuar për këtë rast ishte në arrati nga 15 dhjetori 2020 deri dje, kur u prangos nga Policia.

Të njëjtat burime njoftuan se me vendim të prokurori, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/