image Kapet në aeroport të Prishtinës 24-vjeçari i kërkuar për tri vjedhje të rënda

Siguri

Kapet në aeroport të Prishtinës 24-vjeçari i kërkuar për tri vjedhje të rënda

news image

Sot në mesditë, Policia e Kosovës ka arrestuar një 24-vjeçar në aeroportin e Prishtinës.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i arrestuari ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari F.P. ka pasur tri urdhërarreste për vjedhje të rënda, dy të lëshuara nga dega e Gjykatës Themelore në Kaçanik dhe një nga Gjykata në Deçan.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari pas arrestimit, është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

/GazetaSinjali/