image Kapet me narkotikë një i mitur në Prishtinë

Kosovë

Policia/ Kapet me narkotikë një i mitur në Prishtinë

news image

Një person i mitur është arrestuar dje pasdite në Prishtinë për shkak të posedimit të substancave narkotike, merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurori.

17 vjeçari me inicialet B.E është zënë nga policia në rrugën “Eqrem Qabej” të kryeqytetit, ndërsa në momentin e arrestimit ka qenë i shoqëruar me dy persona të tjerë.

Policia, gjatë kontrollit te i dyshuari i mitur, ka gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike të  llojit marihuanë me peshë 5. 7 gramë. Përveç substancës narkotike, zyrtarët policorë kanë konfiskuar në vendin e ngjarjes edhe një Iphone 7 dhe 310 euro para të gatshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Me urdhër të prokurorit kujdestar për të mitur, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/