image Kapet me marihuanë në Prishtinë, përfundon në prangat e policisë

Siguri

Kapet me marihuanë në Prishtinë, përfundon në prangat e policisë

news image

Një person ka përfunduar nën prangat e Policisë së Kosovës, pasi që të njëjtin gjatë kontrollimit në trupin e tij është gjetur një sasi e vogël me substancë narkotike të llojit marihuanë si dhe me para të gatshme 1135 euro.

Siç ka njoftuar Policia, është bërë bastisje edhe në shtëpinë e tij dhe janë konfiskuar edhe disa sasi të vogla me substancë kokainë,  MDMA, marihuanë si dhe një peshore digjitale, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:20, në Prishtinë. /GazetaSinjali/