image Kapet i dyshuari për tentim vrasjen në Prishtinë

Siguri

Kapet i dyshuari për tentim vrasjen në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar dje për një rast të vrasjes në tentativë, e cila ka ndodhur në rrugën “Shaban Shala”, në Prishtinë, ku një person ka shtënë në drejtim të një personi tjetër, prej një distance rreth 30m.

Ndonëse më datë 17 qershor, atëherë kur kishte ndodhur ky rast, i dyshuari për këtë vepër ende nuk ishte kapur, burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se dje i njëjti ka rënë në prangat e policisë.

Këto burime po ashtu njoftojnë se ai është dërguar në mbajtje dhe është në pritje për të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do të vendosë lidhur me masën e sigurimit të pranisë së tij. /GazetaSinjali/