image Kapet edhe një person i dyshuar për vrasjen në tentativë në Prishtinë

Siguri

Kapet edhe një person i dyshuar për vrasjen në tentativë në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali pati raportuar më 23 prill për një vrasje në tentativë në rrugën “Fehmi Agani”, afër zyrave të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lidhur me këtë ngjarje, Sinjali mëson se është arrestuar edhe një person i dyshuar, te i cili Policia ka gjetur një armë me të cilën dyshohet se gjuajti në natën e 23 prillit, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

/GazetaSinjali/