image Kapen dy shoferë që po transportonin sirianë

Siguri

Kapen dy shoferë që po transportonin sirianë

news image

Gjatë 24 orëve janë shënuar dy raste kur shtetasit e Sirisë janë futur në mënyrë ilegale në Kosovë, ku janë ndaluar dhe arrestuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh të publikuar nga Policia e Kosovës, thuhet se ndalimi i personave që po transportonin sirianët ka ndodhur në fshatin Shkozë të Vermicës, dhe në Han të Elezit.

Në fshatin Shkozë të Vermicës, policia ka arrestuar një person me shtetësi kosovare që po transportonte emigrantë, shtetas të Sirisë.

Kurse në Han të Elezit, gjatë kontrollimit të një kamioni në terminalin doganor, ka ndaluar ngasësin me shtetësi turke, pasi që transportonte në mënyrë të paligjshme pesë sirianë duke i fshehur në të njëjtin kamion që po barte pjesë këmbimi dhe vajra motorike. Shoferit iu është shqiptuar një gjobë dhe rasti i tij po iniciohet. /GazetaSinjali/