image Policia ndalon veturën në Ferizaj, kap shoferen me drogë

Siguri

Policia ndalon veturën në Ferizaj, kap shoferen me drogë

news image

Njësia e planit operativ “Stop Drogave në shkolla” ka ndaluar një veturë dje në Ferizaj, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.

Në veturën e tipit “Golf” me targa vendore, që u ndalua rreth orës 16:48 u gjetën substanca narkotike të dyshuara marihuanë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sasia e drogës u gjet te shoferja e veturës, e cila gjendej në automjet bashkë e dy persona të tjerë.

E njëjta pas kontrollimit është dërguar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa dy personat që ishin me të janë liruar.

/GazetaSinjali/