image Vazhdon avazi i vjetër, dhjetëra shoferë shfrytëzojnë shiritin emergjent për t’i ikur kolonës në rrugën për Mitrovicë

Sinjalizime

Vazhdon avazi i vjetër, dhjetëra shoferë shfrytëzojnë shiritin emergjent për t’i ikur kolonës në rrugën për Mitrovicë

news image

Pothuajse çdo ditë raportohet për shkeljen e rregullave të trafikut në qytete të ndryshme të Kosovës, disa prej të cilave e rrezikojnë seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sot redaksia e Sinjalit ka pranuar video të shumta nga një qytetar, ku shihet se veturat e shfrytëzojnë shiritin emergjent për tejkalimin e kolonës.

Bëhet fjalë për magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Stanoc.

Sinjalizuesi tha se vozitja e këtyre shoferëve të papërgjegjshëm i ka rrezikuar njerëzit tjerë që kanë qenë në komunikacion.

Sot në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë përkatësisht në fshatin Stanoc aty ku përfundon autoudha shoferët e pandërgjegjshëm vozisnin në shiritin emergjent duke rrezikuar të tjerët në komunikacion vetëm e vetëm që të mos presin në kolonë“, tha ai për Sinjalin.

Më poshtë është përmbledhja e të gjitha videove të ndara që i ka dërguar sinjalizuesi.

/GazetaSinjali/