image Zjarri te parkingu i Aeroportit të Prishtinës, dy vetura u dogjën, shoferët po përcillnin familjarët

Siguri

Zjarri te parkingu i Aeroportit të Prishtinës, dy vetura u dogjën, shoferët po përcillnin familjarët

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për zjarrin që kaploi një veturë në parkingun e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, për shkaqe ende të panjohura. Por ajo veturë nuk është i vetmi automjet që u dogj.

Burimet nga Aeroporti bëjnë me dije se edhe një veturë tjetër ka marrë flakë, me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur brenda njerëz.

Sinjali mëson se dy veturat ishin parkuar në atë lokacion për një kohë të shkurtë, derisa shoferët ishin në Aeroport, në përcjellje të familjarëve të tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit, me ç’rast janë bërë ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e zjarrit. 

/GazetaSinjali/