image E dhimbshme: Biçiklisti që u godit për vdekje në Gjakovë është një 80-vjeçar

Siguri

E dhimbshme: Biçiklisti që u godit për vdekje në Gjakovë është një 80-vjeçar

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident me fatalitet në Gjakovë, ku një veturë ka goditur për vdekje një biçiklist.

Sinjali mëson se viktima është një 80-vjeçar, i cili pasi u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës, nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, rreth orës 12:00.

/GazetaSinjali/