image Arrestohet shoferja që e goditi për vdekje 80-vjeçarin në Gjakovë

Siguri

Arrestohet shoferja që e goditi për vdekje 80-vjeçarin në Gjakovë

news image

Një 80-vjeçar u godit për vdekje nga një veturë në Gjakovë, derisa ishte duke drejtuar biçikletën. E dyshuara që e goditi viktimën është arrestuar, kanë njoftuar për Sinjalin nga Policia e Kosovës.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, rreth orës 12:00, shkruan Sinjali.

Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës, mirëpo nuk ka mundur t’u bëjë ballë lëndimeve dhe ka humbur jetën.

/GazetaSinjali/