image Shoferë 'pa durim', tejkalojnë nëpër trotuar për t'iu ikur kolonave

Sinjalizime

Shoferë ‘pa durim’, tejkalojnë nëpër trotuar për t’iu ikur kolonave

news image

Rastet kur qytetarët shkelin rregullat e trafikut nga padurimi për të pritur në kolonat që po krijohen çdo ditë në Prishtinë, janë të shumta, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një video të realizuar pasditen e sotme, që një sinjalizues i ka dërguar Gazetës Sinjali, shihet që një rast i tillë ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.

Derisa në rrugë ka kolonë automjetesh, disa shoferë thyejnë rregullat e komunikacionit duke tejkaluar në anën e djathtë, nëpër trotuar duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./GazetaSinjali/