image Kapadaia në Prishtinë, del në anën e kundërt të rrugës duke shkelur rregullat e trafikut

Kosovë

Kapadaia në Prishtinë, del në anën e kundërt të rrugës duke shkelur rregullat e trafikut

news image

Shoferët shumë herë gjejnë mënyra të “lehta” për t’u shmangur nga kolonat që krijohen nëpër rrugët e Kosovës. Megjithatë këto mënyra janë në shkelje të rregullave të trafikut, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar disa fotografi, ku shihet se një vozitës e ka shfrytëzuar shiritin ndarës të rrugës për të kaluar në anën e kundërt.

Ky rast sipas sinjalizuesit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në hyrje të autostradës në Veternik të Prishtinës.

Pamjet e dërguara nga sinjalizuesi.

/GazetaSinjali/