Shoferët shpeshherë gjejnë zgjidhje për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend e njëkohësisht duke penguar dhe në shumë raste edhe duke rrezikuar këmbësorët, shkruan Gazeta Sinjali.
Një parkim i tillë është bërë sot në Prishtinë, rreth orës 12:40, te banesat e Model Sllovenia në Veternik, nga një veturë me tabela zyrtare 3Z- 119-07, e Ministrisë së Administratës Publike, e cila është e shkrirë tashmë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në fotografinë e dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se si vetura është parkuar afër hyrjes së një banese duke e bllokuar kështu atë.
Sinjalizuesi ka njoftuar se në parkingun e kësaj banese ka pasur parkingje të lira gjatë asaj kohe.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/