image Shoferi nuk i njeh rregullat e trafikut - Ngadalëson vozitjen në shiritin e dedikuar për tejkalim

Sinjalizime

Shoferi nuk i njeh rregullat e trafikut – Ngadalëson vozitjen në shiritin e dedikuar për tejkalim

news image

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.

Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, ka ndodhur sot në Sllatinë.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar një video ku shihet se si një kamion i cili po barte një bager ka vozitur në shiritin e dedikuar për tejkalim.

Sinjalizuesi ka njoftuar se shoferi ngadalësonte lëvizjen e automjeti pas kyçjes në këtë shirit.

Raste të tilla të rrezikimit të trafikut ndodhin shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj, çdo rast që shkakton rrezik për shoferët dhe në përgjithësi për komunikacionin mund të denoncohet në Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/