image Shoferit në Deçan nuk i pritet, vozit në trotuar që t’i tejkalojë veturat

Sinjalizime

Shoferit në Deçan nuk i pritet, vozit në trotuar që t’i tejkalojë veturat

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm, në rrugët e vendit, të cilat po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një veprim i një shoferi të tillë është kapur këtë të mërkurë rreth orës 11:27 në Komunën e Deçanit.

Në videon e dërguar nga një sinjalizues shihet se si një veturë me targat 07-539-DL vozitë në trotuar dhe tejkalon dy automjete.

Një veprim i tillë rrezikon vozitësit e tjerë dhe njëkohësisht edhe qytetarët që gjenden në rrugë

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/