image Shoferit nuk i pritet, tejkalon në vijë të plotë/ Rrezikon veten dhe të tjerët

Sinjalizime

Shoferit nuk i pritet, tejkalon në vijë të plotë/ Rrezikon veten dhe të tjerët

news image

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në Gazetën Sinjali shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm gjithandej nëpër rrugët e Kosovës.

Një shkelje e tillë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë në afërsi të fshatit Zahaq rreth orës 12:09, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar një video ku shihet se si një veturë me targat 01 865 NE teksa vozitë me shpejtësi, tejkalon në vijë të plotë duke rrezikuar të tjerët dhe veten.

Raste të tilla të rrezikimit të trafikut ndodhin shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj, çdo rast që shkakton rrezik për shoferët dhe në përgjithësi për komunikacionin mund të denoncohet në Gazetën Sinjali. /GazetaSinjali/