image Shoferit i ngutet, tejkalon tre automjete në vijë të plotë (VIDEO)

Sinjalizime

Shoferit i ngutet, tejkalon tre automjete në vijë të plotë (VIDEO)

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm, në rrugët e vendit, të cilat po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një veprim i një shoferi të tillë është kapur më 18 gusht, nga kamera e një sinjalizuesi, në rrugën Gjakovë -Klinë.

Në videon e dërguar shihet se si një automjet me targat 07-735-EA tejkalon tre automjete tjera në vijë të plotë.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/