image Veturat në Pejë parkohen në rrugën ku lejohet vetëm qarkullimi i autobusëve

Siguri

Veturat në Pejë parkohen në rrugën ku lejohet vetëm qarkullimi i autobusëve

news image

Sinjalizuesit po vazhdojnë të raportojnë në adresë të Sinjalit shkeljet e rregullave të komunikacionit në rrugë të ndryshme të vendit.

Një rast i tillë i kundërvajtjes ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë.

Ndonëse është e destinuar vetëm për autobusë, kjo rrugë në qytetin e Pejës është bllokuar nga dy shoferë të pandërgjegjshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa fotografi, në të cilat shihen dy vetura të parkuara në këtë rrugë, ani pse ato nuk kanë të drejtë as të qarkullojnë në të./Gazeta Sinjali/