image Shoferi shkel rregullat, kthen kamionin në vijë të plotë

Sinjalizime

Shoferi shkel rregullat, kthen kamionin në vijë të plotë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.

Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Prishtinë.

Një sinjalizues ka dërguar një fotografi në adresë të Sinjalit, në të cilën shihet një kamion duke u kthyer në vijë të plotë, në mes të rrugës.

Raste të tilla të rrezikimit të trafikut ndodhin shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës. Prandaj, çdo rast që shkakton rrezik për shoferët dhe në përgjithësi për komunikacionin mund të denoncohet në Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/