image Kamionit në Ferizaj i bien copëza dheu nga rimorkoi, rrezikon komunikacionin (VIDEO)

Sinjalizime

Kamionit në Ferizaj i bien copëza dheu nga rimorkoi, rrezikon komunikacionin (VIDEO)

news image

Një kamion i ngarkuar me dhe ka rrezikuar qytetarët të cilët kanë qenë duke vozitur sot prej rrethit të Qagllavicës në drejtim të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka dërguar pamje, ku shihet kamioni se teksa lëvizë rrjedhin disa copëza të dheut të cilat kanë ndotur rrugën.

Gjithashtu, përveç ndotjes së rrugës, kamioni me targat 04-803-IG sipas sinjalizuesit mund të shkaktonte edhe prishje të disa pjesëve poshtë veturës.

“Katastrofë e ka bo rrugën sa që nuk guxon me i hip përmbi me kerr, sa lloqin me gur i ka qit“, deklaroi sinjalizuesi.

Ai tutje shoti se “Tmerr, gati na i thej shofershajben me lloq”.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/