image Kamioneta lëviz pa drita në autostradën "Arbën Xhaferi" (VIDEO)

Sinjalizime

Kamioneta lëviz pa drita në autostradën “Arbën Xhaferi” (VIDEO)

news image

Gjobat e trafikut, madje as aksidentet e shumta, nuk po arrijnë që t’i vetëdijësojnë shoferët në Kosovë që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit disa fotografi në të cilat shihet një shofer në autostradën “Arbën Xhaferi”, i cili drejton kamionetën me targa 06 – 402 EP, pa drita sinjalizuese.

Në këtë mënyrë, përveç vetes, ky vozitës rrezikon edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sipas sinjalizuesit, video është realizuar para pak minutash.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen dhe të shtohet siguria në rrugë./Gazeta Sinjali/