image Prokuroria kërkon paraburgimin e shoferit që dyshohet se goditi për vdekje 1-vjeçaren në Prishtinë - Sinjali

Prokuroria kërkon paraburgimin e shoferit që dyshohet se goditi për vdekje 1-vjeçaren në Prishtinë

news image

Një 1-vjeçare u godit për vdekje nga një kamionetë në rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë. Ajo nuk arriti dot t’i mbijetojë goditjes, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Shoferi i kamionit u arrestua dje nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit, u dërgua në ndalim policor për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dërguar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjes së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, në drejtim të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’ (me fatalitet), nga neni 370 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e saj./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin