image Aksident mes një kamionete dhe dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person

Siguri

Aksident mes një kamionete dhe dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut rrugor që ka ndodhur sot, rreth orës 09:00, në magjistralen Gjilan – Prishtinë, në fshatin Slivovë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamionetë.

“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, respektivisht në fshatin Slivovë. Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është  ofruar ndihma mjekësore”, tha ai.

Borovci bëri të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./Gazeta Sinjali/