image Kamioneta "fluturon" në Ferizaj, momenti kur për pak godet këmbësorët - VIDEO

Sinjalizime

Kamioneta “fluturon” në Ferizaj, momenti kur për pak godet këmbësorët – VIDEO

news image

Aksidentet e trafikut në Kosovë shumë shpesh ndodhin për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes të automjeteve. Këto aksidente në shumë raste edhe po përfundojnë tragjikishit, duke humbur jetën shoferë, pasagjerë e këmbësorë.

Edhe sonte një kamionetë në Ferizaj ka lëvizur me shpejtësi të madhe, ku disa këmbësorë për pak i kanë shpëtuar goditjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje nga rruga “Kadri Zeka” në Ferizaj, ku ka ndodhur ky rast dhe ku shihet se kamioneta lëviz me shpejtësi të madhe.

Sinjalizuesi tha se ky shofer përveç këmbësorëve, e ka rrezikuar në përgjithësi trafikun rrugor.

/GazetaSinjali/