image Tentim grabitja në Badovc/ Kamioneta e të dyshuarve gjendet e djegur në Parallovë të Gjilanit

Siguri

Tentim grabitja në Badovc/ Kamioneta e të dyshuarve gjendet e djegur në Parallovë të Gjilanit

news image

Dje rreth orës 16:45 në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një tentim grabitje e armatosur ndaj automjetit të kompanisë së sigurimeve “Besa Security” që po transportonte para, me ç’rast u plagosën dy punonjës të kësaj kompanie.

Të dyshuarit për këtë rast, sipas policisë, janë larguar në drejtim të paditur dhe ende ndodhen në arrati.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, kamioneta e cila ishte përdorur në këtë rast, është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

Ndërkaq, dy të plagosurit janë duke u trajtuar ende në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Madje, mjeku kujdestar, Naser Syla, i tha mbrëmë Sinjalit se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë./Gazeta Sinjali/