image Shoferi i kamionetës godet 7-vjeçaren në Gjilan, e dërgon në shtëpinë e saj dhe largohet

Siguri

Shoferi i kamionetës godet 7-vjeçaren në Gjilan, e dërgon në shtëpinë e saj dhe largohet

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në fshatin Uglarë të komunës së Gjilanit, ku një kamionetë ka goditur një vajzë të moshës 7-vjeçare.

Vajza si pasojë e lëndimeve të marra ka kërkuar ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit dhe mospërshtatjes së shpejtësisë.

Me të goditur këmbësoren, i dyshuari e ka dërguar në shtëpi viktimën, ku edhe i ka lënë shënimet e tij prindërve të vajzës e më pas është larguar.

/GazetaSinjali/