image Ka humbur tetë nga 12 ndeshje si menaxher, Everton merr vendimin për Lampard

Futboll

Ka humbur tetë nga 12 ndeshje si menaxher, Everton merr vendimin për Lampard

news image

Menaxheri i Everton, Frank Lampard po e gjen veten në një presion të madh pas krizës së rezultateve të fundit, shkruan Sinjali Sport.

Anglezi ka humbur tetë nga 12 ndeshjet e tij në total si menaxher i ‘Toffees’, duke bërë kështu që ata të jenë vetëm një pikë larg zonës për rënie nga liga.

Pas këtyre rezultateve katastrofike, është folur për një shkarkim të mundshëm të anglezit.

Hierarkia e Evertonit megjithatë nuk beson se shkarkimi i Frank Lampard do të përmirësojë perspektivat e tyre për të qëndruar në Premier League në këtë fazë, pavarësisht nga kërcënimi në rritje i rënies së klubit nga liga e parë në 71 vjet.

Kjo megjithatë nuk do të thotë që Everton ka vendosur të qëndrojë me Lampard deri në fund të sezonit, pavarësisht rezultateve.

Ekziston një shqetësim i vërtetë për gjendjen e vështirë të Evertonit në nivel bordi, është thënë për ‘Sky Sports News’, me klubin që ka humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Premier League.

Thashethemet rreth një rikthimi të mundshëm për Sam Allardyce janë të mëdha, thuhet në ‘Sky Sports News’.

Megjithatë, mendohet se ndërmjetësit e pavarur jashtë klubit kanë kërkuar opsione të tjera menaxheriale, nëse bordi i Everton vendos të bëjë një ndryshim.

Nëse Everton do të binte nga kategoria, ata do ta gjenin veten në vështirësi të konsiderueshme financiare, me shumë pak anëtarë të skuadrës së parë me kontrata që reduktohen automatikisht nëse klubi e gjen veten në Championship, ka kuptuar mediumi anglez.

/GazetaSinjaliSport/