image Juventusi e fiton derbin ndaj Milanit, shkëlqen Chiesa

Futboll

Juventusi e fiton derbin ndaj Milanit, shkëlqen Chiesa

news image

Juventusi ka shënuar fitore në derbin e javës së 16-të ndaj Milanit në Serie A, me këta të fundit që regjistruan humbjen e parë sezonale, shkruan Sinjali Sportiv.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘San Siro’ ka përfunduar me rezultatin 1-3 në favor të kampionit në fuqi italian.

Federico Chiesa shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa golin e tretë e shënoi i riu, Weston McKennie.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për ‘Rossonerët’ e shënoi Davide Calabria.

Pavarësisht humbjes, Milani mbetet lider në tabelë me 37 pikë, kurse Juventusi tani ka 30 pikë dhe renditet i katërti, por me një ndeshje më pak. /Sinjali Sportiv/.