image Juventusi dhe Interi e thërrasin, Chiesa besnik i Fiorentinës

Futboll

Futboll/ Juventusi dhe Interi e thërrasin, Chiesa besnik i Fiorentinës

news image

Federico Chiesa është një nga lojtarët më të talentuar jo vetëm të Fiorentinës por në të gjithë futbollin Italian. “Djali i Artë”, i biriiI të madhit Enrico, është lojtari më i rëndësishëm i klubit vjollcë, që çdo sesion merkatoje e ka tepër të vështirë që t’u bëjë ballë ofertave që vijnë në drejtim të tij.

Juventusi dhe Interi janë dy nga skuadrat më me emër që kërkojnë shërbimet e 22-vjeçarit, për kartonin e të cilit janë gati të bëjnë çmendurira. Por, pavarësisht tentativave dhe dëshirës së klubeve të tjera për ta transferuar, vetë talenti duket se ka kërkuar që t’u vendosë vulën zërave të merkatos.

Chiesa ka deklaruar së fundmi se ndihet si në shtëpinë e tij në Firenze. Chiesa tha se prej kohësh jeton në këtë qytet dhe se për të është diçka shumë e bukur që luan për klubin vjollcë.