Trajneri italian, Maurizio Sarri nuk e ka më të sigurt postin e trajnerit në Juventus.
Humbja kundër Veronës dhe dalja e Inter në vendin e parë, ka bërë që presidenti i klubit italian, Andrea Agnelli të kërkoj shpjegime nga Sarri.
Siç shkruan e përditshmja italiane ‘La Stampa’, takimi ka ndodhur në fundjavë pas humbjes kundër Veronës.
Juventusi ka humbur dy nga tri ndeshjet e fundit, duke e humbur kështu vendin e parë.
Të enjtën Juventusi do të luaj të enjten kundër Milanos në kuadër të gjysmë-finales së Kupës së Italisë./Gazeta Sinjali/