Derbi i javës së katërt në Serie A ka përfunduar mes Juventusit dhe Milanit, shkruan Sinjali Sport.
Bianconeri barazoi edhe me Rossonerin në “Allianz Stadium” me rezultat 1-1.
Vendasit filluan mirë, ku në minutën e katërt, Alvaro Morata i kaloi në epërsi përmes një kundërsulmi të shpejt.
Goli i barazimit nuk erdhi deri në minutën e 76, ku kroati Ante Rebic barazoi.
Zonja e vjetër po kalon formë të dobët në ligë, ku ende nuk e ka shijuar fitoren e i ka vetëm dy pikë, kurse mysafirët nga qyteti i modës kanë tre fitore nga dhe një barazim në katër ndeshjet e para në krye të Serie A. /Gazeta Sinjali Sporti/