image Juve, Milan e Dortmund interesohen për shërbimet e talentit polak

Futboll

Juve, Milan e Dortmund interesohen për shërbimet e talentit polak

news image

Juventus, Milano dhe Borussia Dortmund janë të interesuara për të nënshkruar me reprezentuesin polak Kacper Kozłowski , sipas mediumit italian Calcio Mercato, përcjellë Sinjali Sport.

17-vjeçari aktualisht luan për Pogoń Szczecin në vendlindjen e tij, por tashmë është krahasuar me stilin e lojës, që i ngjason dy yjeve evropian, Paul Pogba dhe Kevin De Bruyne.

RB Leipzig, FC Salzburg dhe Bayer Leverkusen gjithashtu janë lidhur me Kozlowski, i cili mund të jetë në linjë për një lëvizje të madhe në 2022. /Gazeta Sinjali Sporti/